PDK-ja pezullon çdo komunikim zyrtar me kryeministrin e kryetaren e vendit dhe kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme

PDK-ja pezullon çdo komunikim zyrtar me kryeministrin e kryetaren e vendit dhe kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues, pas gjendjes së rëndë në vend, të shkaktuar nga krizat e njëpasnjëshme të prodhuara nga kryeministri Albin Kurti. Në këtë mbledhje, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi theksoi se si pasojë e veprimeve të kryeministrit Albin Kurti dhe miratimit të tyre me heshtje shurdhuese nga ana e presidentes Vjosa Osmani, sot gjendja në Kosovë nuk është normale dhe se qytetarët kanë nevojë për qartësi në këtë kohë konfuzioni. “Tani kemi vetëm diçka që nuk e ka paramenduar askush: sanksione dhe masa ndëshkuese. Po bëhet një vit prej se Kosova është bërë lajm në media ndërkombëtare, si vend që prodhon krizë. E veçmas muaji i fundit e ka nxjerrë në pah këtë anë kritike me të cilën portretizohet Kosova. Nuk ka forum rajonal e ndërkombëtar për çështje sigurie, ku të mos përmendet Kosova si faktor destabilizues. Nuk ka pasur kurrë më shumë analistë ndërkombëtarë, gazetarë, ish politikanë dhe politikanë aktualë, që kanë folur për Kosovën me pikëpyetje të mëdha rreth rrugës që po ndjek vendi ynë – rrugën e përplasjes direkte me aleatët tanë. Dhe natyrisht, krye lajmi ogurzi për Kosovën kanë qenë pikërisht sanksionet”, shtoi Krasniqi. Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka miratuar Deklaratën prej 10 pikash, përmes të cilave PDK kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme dhe ka marrë vendim që të pezullojë çdo komunikim zyrtar me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, përveç në situata të jashtëzakonshme apo emergjente.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …