U formua Këshilli Lokal për Gurbardh dhe Mirushë

Në kuadër të procesit të formimit apo themelimit të këshillave lokal në territorin e Komunës së Malishevës, ka përfunduar edhe formimi i këshillit të njëmbëdhjetë me radhë, përkatësisht Këshilli Lokal i Gurbardhit, që përfshin fshatrat Gurbardh dhe Mirushë. Edhe ky këshilli përbëhet nga nëntë anëtar të zgjedhur nga kuvendi i këshillit, ndërsa kryetar i këshillit është zgjedhur Sabit Berisha dhe nënkryetar Faton Thaçi. Procesi i formimit të këshillave lokal, organizohet nga Kuvendi i Komunës së Malishevës, përkatësisht nga komisioni i formuar nga ana e kuvendit, për themelimin e këshillave lokal.

May be an image of 6 people and table

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …