Prokuroria Speciale e Kosovës mund të urdhërojë fillimin e gjurmimeve brenda ambienteve të Universitetit të Prishtinës, afër kishës së kontestuar ortodokse serbe, e cila ishte ndërtuar në kohën e regjimit kriminal të Milosheviqit. Mjeku ligjor, Arsim Gërxhaliu ka thënë në një intervistë për TV Dukagjinin se ka pranuar një dëshmi serioze nga një qytetare, e cila ka parë që gjatë luftës të jetë gropuar njerëz në atë pjesë. “Jo shumë ditë më herët kam pas një thirrje nga një grua, të cilën do ta takoj javën e ardhshme, e cila prej ndërtesës ka pa që në afërsi të kishës do ta tregoj vendin ku dyshon se kanë varrosur njerëz kështu që do ta kontrollojmë”, ka thënë Gërxhaliu. Thuhet se dy ditë pas hyrjes në Prishtinë, trupat KFOR-it kanë ekzaminuar bodrumin e Fakultetit Juridik, ku në afërsi të këtij lokacioni dyshohej se ishin dhunuar femra nga forcat ushtarake serbe. “I gjithë bodrumi ka qenë me gjak dhe më veshje të brendshme të femrave”, ka treguar Gerxhaliu. Civilët e vrarë ishin hedhur nëpër varreza masive në Kosovë derisa në përpjekje të humbur gjurmët disa ishin dërguar edhe në Serbi, ku aktualisht ndodhen rreth 1700 persona që konsiderohen të zhdukur gjatë luftës.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …