Kryeministri shqiptar, Edi Rama me datat 6-7 korrik, do ta vizitojë Prishtinën, Beogradin, Shkupin, Sarajavën dhe Podgoricën

Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama me 6-7 korrik, do ta vizitojë Prishtinën, Beogradin, Shkupin, Sarajavën dhe Podgoricën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me 6-7 korrik, do të zhvillojë një vizitë ballkanik në kuadër të Procesit të Berlinit, dhe nismës “Ballkani i Hapur”. I shoqëruar dhe nga një pjesë e kabinetit qeveritar, Rama pritet të vizitojë Prishtinën, Beogradin, Shkupin, Sarajavën dhe Podgoricën. Ai do të zhvillojë takime me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit dhe të ardhmes së nismës Open Balkan. Rama kishte njoftuar se kjo nismë e ka kryer misionin e saj dhe tashmë vendet e Balkanit Perëndimor do të duhet të fokusohen “kokë e këmbë” te Procesi i Berlinit. “Në tetor Shqipëria pret për herë të parë Samitin e Berlinit. Ne duhet të futemi me kokë tani në procesin e Berlinit sepse e kemi këtë mundësi. Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit dhe e ka kryer atë mision për të cilin lindi”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …