leoni

Jens

Aleanca Veri-atlantike ka konfirmuar se Jens Stoltenberg do të shërbejë edhe më tej në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

Aleanca Veri-atlantike ka konfirmuar se Jens Stoltenberg do të shërbejë  edhe më tej në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, duke mos dhënë dorëheqjen deri në tetor të vitit 2024. Ky vendim do të miratohet nga krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s në Samitin e Vilniusit. Stoltenberg, ish-kryeministri i Norvegjisë, është sekretari i 13-të i përgjithshëm i NATO-s që nga viti 2014. Jam i  nderuar nga vendimi i aleatëve të NATO-s për të zgjatur mandatin tim si sekretar i përgjithshëm deri më 1 tetor 2024. Lidhja transatlantike midis Europës dhe Amerikës së Veriut ka siguruar lirinë dhe sigurinë tonë për gati 75 vjet, dhe në një botë më të rrezikshme, aleanca jonë është më e rëndësishme se kurrë,” tha Stoltenberg. Ai  duhej do të jepte dorëheqjen gjatë këtij viti, me sekretarin e mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar Ben Uallas me sa duket i interesuar për të marrë rolin e tij. Kryetari i Francës,  Emmanuel Macron kishte deklaruar se në vend të Stoltenbergut, duhet të ishte dikush nga një vend anëtar i BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje

Drejtoresha  e Kooperativës Bujqësore “Krusha”,  Fahrije Hoti,  ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …