Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mori pjesë në ceremoninë e nisjes së presidencës spanjolle të BE-së. Ajo foli dhe për zgjerimin e bllokut duke konfirmuar se Ballkani Perëndimor nuk do të lihet nën influencat ruse e kineze.“Dëshiroj ta vazhdoj eksperimentin duke u përpjekur se si do të duket Bashkimi Europian në të ardhmen. A mund ta imagjinojmë BE-në pa Ukrainën, Moldavinë, pa Ballkanin Perëndimor? Dhe ato pjesë të Europës të mbeten nën ndikimin e Rusisë dhe Kinës? E pamundur! Kështu që drejtimi i rrugës sonë është i qartë. Prandaj kemi nisur të mendojmë se si mund të garantojmë që Europa do të jetë e plotë, që ato vende të jenë pjesë e Bashkimit Europian, dhe këto janë vendim kyçe që duhet të marrim. Do të duhet të përcaktojmë se si do të duket procesi i vendimmarrjes.”, ka deklaruar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …