Kosova, Mali i Zi dhe Republika serbe në Bosnje e Hercegovinë, janë përjashtuar nga grantet që ka ndarë Bashkimi Evropian

Kosova, Mali i Zi dhe Republika serbe në Bosnje e Hercegovinë, kanë mbetur jashtë granteve që Bashkimi Evropian ka miratuar për projektet në kuadër të Kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor. Nga këto investime përfituan Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina, Federata boshnjako-kroate. Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor është një iniciativë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare dhe donatorëve, që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Vlera e përgjithshme e kornizës është 2.1 miliardë euro. Kosova nuk ka përfituar nga grantet e bllokut evropian, pasi BE-ja në fund të qershorit vendosi masa ndëshkuese, për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të Brukselit për shtendosjen e situatës në veri të Kosovës. Në mesin e masave ndëshkuese është edhe pezullimi i të gjitha programeve financiare të BE-së. Kosova ka përfituar nga ky mekanizëm që nga viti 2009. Deri më vitin 2021, kjo kornizë ka mbështetur 30 projekte në Kosovë në vlerë rreth  dy miliardë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …