Aleksandar Vucic

Vuçiqi mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian

Mediet në Serbi kanë bërë të ditur se kryeministri, Aleksandar Vuçiç ka anuluar vizitat e tij në Bruksel, sikurse edhe bisedimet veçmas me zyrtarë amerikanë, për shkak sikur thuhet se ambasadorët e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara janë duke nxitur protestat kundër regjimit të tij. Vuçiç, ish kriminel i grupit radikal të Sheshelit ishte planifikuar të udhëtonte më vonë gjatë këtij muaji në Bruksel për të hapur edhe zyrtarisht bisedimet për anëtarësim në BE, si dhe në SHBA për të përuruar fluturimet e “Air Serbia” drejt Nju Jorkut. Anulimi i këtyre vizitave vjen pas presionit gjithnjë e në rritje nga Rusia, e cila kërkon prej Serbisë të mos i bashkohet Bashkimit Europian, as NATO-s. Mijëra persona protestuan të shtunën kundër shkatërrimit të një zone në Beograd të krijuar për një projekt të financuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe për pasuri të patundshme. Protestat kanë qenë një sfidë më vete për Vuçiç, i cili përballet me akuzat për një regjim autoritar, pavarësisht se ka premtuar se do ta çonte Serbinë drejt integrimit në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …