leoni

Smajl Latifi: U nda nga jeta babai i mikut tim të çmuar, Ismail Zena

Kryetari i komunës së Rahavecit  z. Smajl Latifi, ka shpërndarë një postim në faqen e tij zyrtare ku ka shkruar: U nda nga jeta edhe një njeri i mirë, burrë i ndershëm dhe me përvojë, i respektuar kudo në trevën tonë edhe për angazhimin e tij si mërgimtar, edhe për kontributin që ai ka dhënë për familjen, për luftën dhe për qytetarët e kësaj treve.

Bacë Sadik Zena është babai i bashkëveprimtarit dhe bashkëluftëtarit tim të vjetër, mikut tim të çmuar, Ismail Zena nga fshati Malësi e Vogël.

Baca Sadik la pas vetes një familje të respektuar dhe kujtime të mira që do të na shoqërojnë gjatë.

Ngushëllime familjes Zena, farefisit dhe gjithë atyre që e njohën!

E paç të lehtë dheun mbi varr, baca Sadik!

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Përkujtimi i tyre është amanet që na obligon të mos harrojmë kurrë rrugën e lirisë

Sot, me respekt të thellë dhe mirënjohje të pafund, mora pjesë në homazhe në Gllogjan …