Bashkim Ramosaj: Pas përpjekjes së parë, ekipa e Happy Trails Kosovo arriti në majën e Malit Ararat

Kryetari i komunës së Deqanit z. Bashkim Ramosaj, ka shpërndarë një postim në faqen e tij zyrtare ku ka shkruar: Pas përpjekjes së parë, ekipa e Happy Trails Kosovo me shumë mund arriti në majën e Malit Ararat (5137m/lmd). Nisja nga kampi i fundit u bë në orën 01:00 pas mesnate dhe vazhdoi deri në orët e hershme të mëngjesit. Ngjitje kjo e cila u konkretizua me pushtimin e malit më të lartë vullkanik, që lokalizohet në mes të Armenisë, Iranit dhe Turqisë. Vazhdojmë me vizitat kulturore në qytetet e Dogubeyazit dhe Stambollit!

Kontrolloni gjithashtu

12 biznese të reja (START UP) marrin përkrahje konkrete nga buxheti i Komunës së Rahovecit

Përmes Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm të Komunës së Rahovecit dhe sipas kritereve të …