Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka deklaruar se duke u bazuar në mënyrën e qeverisjes së kryeministrit, Albin Kurti, qeveria e tij nuk do e pres Vitin e Ri në mandatin e saj. Ajo ka përmendur edhe çështjen e zgjedhjeve të reja. Sa për qëndrimin e PDK-së karshi tyre, Musliu ka thënë se PDK është më se e gatshme të shkojë në zgjedhje menjëherë. Tutje, ajo ka deklaruar se nga Lëvizja Vetëvendosje do ketë edhe largime të tjera. “Në ditët në vijim do shihni edhe deputetë të tjerë që do largohen. Dhe s’do të ketë më fuqi të vendimmarjes as në forume të tjera në Kuvendit, në seancë e komisione parlamentare”, ka deklaruar ajo. Tre deputetë nuk janë më sepse sipas Musliut, Kurti nuk mundet të durojë zërin kritik.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë

Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë

Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka …