Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj videos së LV-së, e cila sot ka sulmuar opozitën, duke e akuzuar për izolim të vendit për 20 vjet rresht. Ai ka thënë se është turp për LV-në të merret me video e filma kur Kosova ndodhet nën sanksionet më të ashpra nga BE-ja. Kosova nën sanksionet më të ashpra nga BE-ja, me një gjendje të sigurisë të brishtë me një ekonomi të rrënuar, me një ikje masive të rinisë, me një dëshpërim të skajshëm të punëtorëve në administratë të shtetit, me policë të cilët sot janë më të angazhuarit në mbrojtje, e më pak të privilegjuarit. Në këtë gjendje tejet të rëndë Vetëvendosja merret me filma, e me video, duke u munduar të mbulojë dështimin e vet. Me video e mbroni sovranitetin. Të keni turp!”, ka shkruar Besnik Tahiri në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …