Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë ditës së sotme do të nis zhvillimin e takimeve lidhur me situatën në vend. Ai takimin e parë do ta zhvillojë me gazetarë dhe opinionistë. ‘’Të nderuar përfaqësues të medieve. Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ftuar në takim opinionistë e gazetarë për të diskutuar për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë.Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas diskutimi do të jetë i mbyllur’’, thuhet në njoftim. Abdixhiku para disa ditësh kishte njoftuar për iniciativën e tij për angazhim mbi partiak për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese, siç e quan ai kundër politikave përplasëse të Qeverisë së Kosovës me aleatët historik të saj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …