Ramush Haradinaj: Mbështetja e IRI-së, mbetet e nevojshme për konsolidimin e mëtejmë të demokracive dhe partneritetit rajonal

Ramush Haradinaj: Mbështetja e IRI-së, mbetet e nevojshme për konsolidimin e mëtejmë të demokracive dhe partneritetit rajonal

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim drejtorin e Divizionit për Evropë i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), Paul McCarthy. Ata diskutuan për zhvillimet politike si dhe për bashkëpunimin që kanë tash e një kohë. “Mbështetja e IRI-së, mbetet e nevojshme për konsolidimin e mëtejmë të demokracive në vendet ku vepron dhe fuqizimin në partneritetet rajonale. Shpreha falënderimin për mbështetjen e drejtorit McCarthy dhe për bashkëpunimin e ngushtë që zyra e IRI në Kosovë e ofron për të mbështetur zhvillimin e partive politike”, ka theksuar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …