Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e rithekson mbështetjen për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e rithekson mbështetjen për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Kryetari amerikan, Joe Biden bëri një shfaqje publike të mërkurën të mbështetjes për anëtarësimin e Suedisë në NATO, gjatë bisedimeve që zhvilloi me Kryeministrin e këtij vendi, Ulf Kristersson, në Shtëpinë e Bardhë. Të dielën Presidenti Biden niset për një udhëtim në tre vende evropiane, mes të cilave ndalesa më e rëndësishme ajo në kuadër të takimit të nivelit të lartë NATO-s, që mbahet në Vilnius, të Lituanisë. Gjatë takimit në Zyrën Ovale, me në krah zotin Kristersson, Biden tha se donte të përsëriste mbështetjen e Uashingtonit për pranimin e Suedisë në NATO dhe se po priste me padurim që një gjë e tillë të ndodhte.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …