Maki Beqiri Asllani: Vorrin t’a paskan mbuluar therrat moj Trime që e lumja Ti për vete e mjera për ne!

Aktivistja shqiptare Elida Jorgoni në llogarinë e saj në fc, ka ndarë disa fotografi të varrit të rrënuar aty ku prehen eshtrat e Heroinës Shote Galica, në Derven, të Fushë Krujës.

Me këtë rast analistja  Maki Beqiri Asllani, ka shkruar:

Heroinë!

Vorrin t’a paskan mbulua therrat moj Trime që e lumja Ti për vete e mjera për ne!

Por, ani, flas me Ty Shotë, je DRITË në zemrat tona . Je shembëlltyrë për brezat .

T’a puth gurin e vorrit ku nën të, pushojnë eshtrat Tua të dërmuar !…

A thua a i shiqon nga LARTË përkujtimoret e Nënë Terezes, krenarinë tonë për të, identifikimin tonë me të, a thua pse thonë luftëtarët s’i tret dheu ani që i tretin kohërat e të pavaktëve!?

M’u kujtu një fjalë dëshmori , thoshte popujt njihen nga mirëmbajtja e vorreve të atdhetarëve!…

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …