Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takimin e parë konsultues me opinionistë e gazetarë, si pjesë e iniciativës së tij për debat të gjerë nacional mbi gjendjen dramatike në vend. Me këtë rast ai ka shkruar se vlerësojmë dhe çmojmë secilin mendim, në veçanti të atyre që këto mendime i bëjnë publike – edhe kur pajtohemi, edhe kur nuk pajtohemi me to. Vlerësojmë, mbi të gjitha, që Kosova ka nevojë për një mendim të guximshëm dhe të qartë, që rrugëtimin tonë euroatlantik e kthen në binarë. Këtë mendim duhet ta ndërtojmë sot, në çdo pozicion tonin, partiak apo jopartiak pa dallim; dhe këtij mendimi duhet t’i kontribuojnë të gjithë. Diskutuam, trajtuam, morëm sugjerime, ide e komente dhe mbi propozimin tonë e mbi rrugën politike që të gjithë duhet ta ndërtojmë. Falënderoj gjithë pjesëmarrësit për përgjigje pozitive në ftesën tonë. E vlerësojmë si kontribut. E çmojmë secilin mendim. Do të vazhdojmë të takojmë e të flasim me secilin faktor të Kosovës. Jam i bindur se shoqëria jonë, populli i Kosovës, ka mjaftueshëm masë kritike ta ndërtojë këtë rrugë”, ka shkruar me tjerash kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …