Kombet e Bashkuara paralajmëruan botën që të përgatitet për efektet e El Ninos, duke thënë se fenomeni i motit që shkakton temperatura më të larta globale do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2023. El Nino është një model klimatik që ndodh natyrshëm, i lidhur zakonisht me rritjen e nxehtësisë në mbarë botën, si dhe thatësirën në disa pjesë të botës dhe shirat e dendur gjetkë. Fenomeni ndodh mesatarisht çdo dy deri në shtatë vjet, dhe episodet zakonisht zgjasin nëntë deri në 12 muaj. Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së deklaroi se El Nino ishte tashmë duke u zhvilluar dhe tha se kishte një shans 90 për qind që ai të vazhdojë gjatë gjysmës së dytë të 2023.