Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se mocioni i propozuar nga kjo parti nuk ka gjetur përkrahjen nga LDK-ja dhe PDK-ja. Sipas tij, ata janë munduar që të krijojnë një front të përbashkët opozitar mirëpo që deri më tani nuk kjo nuk ka ndodhur. Ai pritet që në ditët në vijim të diskutojnë për mocionin edhe për veprime të mëtutjeshme politike e demokratike për të rrëzuar Qeverinë Kurti. Lekaj thotë se deri më tani opozita nuk i ka numrat për mocion, por do të përdorin edhe forma të tjera duke mos përjashtuar edhe protestat për ta rrëzuar qeverinë./EO/
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …