Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Opozita ka shprehur gatishmërinë për ta nënshkruar mocionin e iniciuar nga AAK-ja, për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar të enjten se partitë e tjera opozitare kanë shprehur gatishmërinë për ta nënshkruar mocionin e iniciuar nga AAK-ja për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Në një konferencë për media, ai është shprehur i bindur që shumica parlamentare pa Listën Serbe, është e gatshme që “t’ia jep verdiktin e merituar kësaj Qeverie”. Sipas tij, kjo është mënyra e vetme demokratike për rrëzimin e Qeverisë e cila sipas tij, e ka varfëruar Kosovën. Ne kemi ngritur një mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti sepse mendojmë që mënyra e vetme demokratike është kjo. Kemi qenë shumë të qartë që nga fillimi. Sa i përket masave të Qeverisë, ne masat i bëjmë në Kuvend. Platformën e debatimit publik e të adresimit të temave, e shohim këtu ku e kemi mandatin. Në aspektin e bojkotimit kemi marrë një vendim i cili do të reflektojë në komisione, në Kryesi dhe në seancë por ne e shohim rrugën tjetër. Partitë opozitare se kam biseduar me shefat e grupeve parlamentare, kanë shprehur gatishmëri që t’i vendosin nënshkrimet dhe ta sjellim një vendim në Kuvend. Jam i bindur që një shumicë shqiptare dhe pakicat pa Listën Serbe, është e gatshme që t’ia jep verdiktin e merituar kësaj qeverie e cila e varfëroi skajshmërisht Kosovën në rrafshin e brendshëm”, është shprehur mes tjerash Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …