Edi Rama: Asambleja e madhe e OKB-së nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa pranimin e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Ballkanin e Hapur do ta lë anash dhe të fokusohet 100 % te Procesi i Berlinit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Shkup ka folur  për nismën Ballkani i Hapur. Ai ka thënë se dëshiron që një nismë të tillë ta lë anash dhe të fokusohet 100 % tek Procesi i Berlinit, duke nënvizuar se  edhe po të kthehej 1 mijë herë mbrapa do ta ribënte përsëri Ballkanin e Hapur dhe sipas tij janë shifrat që flasin për të mirat që i kanë ardhur rajonit nga një nismë e tillë. Ballkani i Hapur nuk është nismë përjashtuese. Është një nga 72 nismat në rajon. Dhe çfarë e keqe i ka ardhur rajonit nga Ballkani i Hapur, përveç të mirave. Merrni shikoni shifrat e tregtisë mes vendeve. Çfarë është bërë nuk zhbëhet. Çfarë është bërë ka shërbyer që edhe Procesi i Berlinit që është ombrella dhe e i cili do të fokusohem 100 %, pasi Shqipëria që është mikpritëse e Procesit të Berlinit, ka përfituar nga Ballkani i Hapur”, ka thënë mes tjerash kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, i cili po qëndron për një vizitë dy ditore në vendet e rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …