Interesim i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e Këshillit Lokal në Drenoc dhe Vermicë

Në kuadër të procesit të formimit të Këshillave Lokale në Komunën e Malishevës, mbrëmë është mbajtur kuvendi i Këshillit Lokal të fshatrave Drenoc dhe Vermicë, ku është votuar dhe është zgjedhur përbërja e këtij këshilli, si dhe kryetari i këshillit. Kryetar i Këshillit Lokal për Drenoc dhe Vermicë, është zgjedhur Nehat Krasniqi. Pjesëmarrës në votim ishin 83 antarë ,u zgjodhën edhe nëntë anëtarë te kryesisë së këshillave të tyre që përbëhët më gjashtë anëtarë nga Drenoci dhe tre anëtarë nga Vermica. Procesi  formimit dhe mbajtja e zgjedhjeve për këshillat lokal, monitorohet dhe mbikëqyret nga komisioni komunal, i formuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës, të cilët i njoftojnë anëtarët e kuvendeve të këtyre këshillave, me rregulloren për formimin e këshillave, si dhe  për zgjedhjen e këshillave dhe procedurat tjera.

May be an image of 5 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …