Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, Burim Bajrami vizitoi fermën e udhëhequr nga fermerët e fshatit Dremjak Naser Muhaxheri dhe Pëllumb Hasani në Devetak për të parë nga afër procesin e përmbylljes së vaksinimit të fondit blegtoral për vitin 2023. Ky proces i zhvilluar tash e disa javë, siç njoftoi drejtori Bajrami u realizua suksesshëm, për tu ripërsëritur edhe viteve në vijim, si masë për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve.