Zyra e kryeministrit ka njoftuar se Qeveria e Kosovës dhje ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar gjatë ditës së sotme 13 marrëveshje, memorandume bashkëpunimi dhe deklarata, të cilat ishin paraparë të nënshkruheshin në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive por që u anulua nga kryeministri Edi Rama, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Në njoftim thuhet se këto marrëveshje i sjellin vendet e qytetarët tanë më pranë njëri-tjetrit dhe ritheksojnë fuqizimin e bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë Në fund të njoftimit thuhet se “Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret mbledhjet e ardhshme të përbashkëta, të cilat duhet të mbahen mes vendeve tona, për diskutime të frytshme e dhënie hov të punëve të mira dhe bashkëpunimit.”
Kontrolloni gjithashtu
Partia Demokratike e Kosovës do të ketë një platformë të re për dialogun me Serbinë, ka deklaruar nënkryetari, Enver Hoxhaj
Partia Demokratike e Kosovës do të ketë një platformë të re për dialogun me Serbinë, …