Harçenko: Rusia respekton interesat kombëtare të Serbisë ashtu sikurse Serbia që respekton interesat kombëtare të Rusisë

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Harçenko, thotë se Rusia pajtohet me vlerësimin e Vuçiqit për situatën, në Kosovë

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Harçenko, thotë se Rusia pajtohet me vlerësimin e kryetarit serb Aleksandar Vuçiq për situatën, sikur e quan ai  të  pa tolerueshme, në Kosovë. Ai ka shtuar se ekzistojnë të gjitha arsyet për të diskutuar situatën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me qëllim të përfundimit të persekutimit të serbëve. Ai ka shtuar se Rusia angazhohet që çështja e Kosovës të zgjidhet brenda kornizës juridike ndërkombëtare të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me transparencë të plotë dhe objektivitet në qasjen e të gjithë pjesëmarrësve. Aleksandar Vuçiq ka deklaruar  se aksioni i persekutimit të serbëve nga Kosova dhe spastrimi etnik është në vazhdim.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …