Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e konsideron të domosdoshëm hartimin e një draft-statusi për asociacionin. Ai tha se politikanët e përgjegjshëm në momente të vështira marrin vendime të vështira dhe ndaj partia opozitare do të hartojë një draft-status të cilin më vonë do ia prezantojë edhe kryeministrit Kurti. Politikanët e përgjegjshëm dhe të suksesshëm në nevojë marrin vendime të vështira. Kryeministrat e kanë për detyrë të ndërmarrin vendime të vështira. Kurti e ka pranuar se Asociacioni i komunave serbe do të realizohet. Duhet një dokument pavarësisht përmbajtjes së saj. Ajo do të jetë një OJQ, e organizuar në formë alternative, sipas konventës evropiane për qeverisjen lokale. Bashkëpunimi ndërkomunal dhe bashkëpunimi në kuadër të përvojave evropiane nuk duhet të jetë pengesë në republikën e Kosovës”, tha Haziri. I pyetur nëse mendon se zoti Kurti do e pranonte një draft-statut të hartuar nga LDK, nënkryetari Haziri u përgjigj: Kurti nuk ka pranuar asgjë që LDK i ka ofruar. Ai shpjet do i bëj dy hapa pas por pasojat do të bart tërë Kosovës, tha Lutfi Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …