Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, priti në një takim dhe bisedoi me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, priti në një takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin ka biseduar lidhur  situatën  aktuale në vend si dhe për  marrëdhëniet me Suedinë. Situata e rëndë në të cilën ndodhet Kosova aktualisht dhe zbehja e raporteve me aleatët ndërkombëtarë, si pasojë e krizave të prodhuara nga kryeministri Albin Kurti, janë qëndrimet që ia shpreha sot Ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, të cilin e prita në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, me ç’rast diskutuam për zhvillimet politike në vend. Memli Krasniqi ka theksuar se ambasadorit Westerlund ia ripërsëriti pozicionin e PDK-së për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi, sipas Krasniqit, situata në Kosovë është jonormale, sidomos pas sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian. Ambasadorin suedez e njoftova edhe për vendimet tjera që i kemi marrë  në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, që janë pezullimi i komunikimit zyrtar me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani dhe vendimi për të mos votuar në asnjë forum të Kuvendit të Kosovës për asnjë ligj, rezolutë, marrëveshje ndërkombëtare apo dokument tjetër. PDK-ja mbetet e përkushtuar për ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve të mira me partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka thënë mes tjerash kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …