Shoqata e të Burgosurve Politikë Dega në Deçan e kryesuar nga Islam Mustafaj, e priti sot një delegacion të Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës me seli në Prishtinë, në përbërje të kryetarit të kësaj shoqate, Shefik Sadiku i shoqëruar nga Berat Luzha, Xhevat Bislimi, Dinore Curri-Hasanmetaj dhe Basri Misini, anëtar të kryesisë së shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës. Qëllimi i vizitës ishte kordinimi i punëve të degëve të shoqatave të të burgosurve politik me selinë qëndrore. Po ashtu u diskutua edhe për kompletimin e biografive të burgosurve politik të Deçanit për “Leksikonin e të burgosurve politik të Kosovës” që është vlerë univerzale e kujtesës sonë kolektive dhe mos harreses së njerëzve që kontribuan ndër breza për të ardhur deri tek liria dhe pavarsia e popullit tonë. Kryetari Mustafaj dhe anëtarët tjerë të kryesisë së Shoqatës së të Burgosurve Politik Dega në Deçan, Faton Mehmetaj, Haxhë Çestaj, Bedri Kukalaj, dhe mysafiret që ishin prezent Jashar Dobraj dhe Izet Zenunaj, po ashtu të burgosur politik, folën për vështërsitë e shoqatës, ballafaqimin e vazhdueshëm me teknikë e mjete të punës, dhe kërkuan nga kryesia qëndrore përkrahjen e tyre për ti vazhduar disa punë dhe aktivitete që janë edhe më tutje në dobi të progresit e çështjës kombëtare. Nga të pranishmit u bënë edhe shumë pyetje rreth disa rasteve të cilat nuk e kanë marrë dëmshpërblimin për kohën sa kanë qëndruar në burg. Lidhur më këtë kryetari i shoqatës Shefik Sadiku i dha sqarimet e duhura dhe tregoi për mënyrën e kompletimit të dokumentacionit për këto raste. Kryetari Sadiku apeloj tek të pranishmit që të mbledhim sa më shumë dëshmi, fakte e të dhëna për ta dokumentuar mundin, vujtjet dhe sakrificat që i ka bërë populli ynë në rrugtimin drejt lirisë. Me këtë rast kryetari Mustafaj, mysafirëve u shtroj një drekë që po ashtu kishte karakter pune.
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …