Sot në New York kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti u prit ngrohtë dhe tepër miqësisht nga çifti i ish kongresmenëve Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi. Joseph DioGuardi, në mesin e viteve të 80-ta së bashku me biznesmenët shqiptarë të Amerikës themeloi Lobin Shqiptar e cila më vonë kulmoi me themelimin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane,ku edhe ishte kryetar. Joe e Shirley DioGuardi mbeten heronjtë tanë të gjallë, historia e punës së të cilëve është gurthemeli i miqësisë sonë permanente me SHBA-të. Takimi me ta ishte nder i papërshkrueshëm. Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane është sinonim i marrëdhënjeve të pazëvendësueshme Shqiptaro-Amerikane. Puna dhe kontributi i tyre për kauzën tonë kombëtare e për Kosovën në veçanti janë testamenti i kthyer në realitet i vet Presidentit Rugova!