Partia Demokratike e Kosovës ka shkëputur koalicionet qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje në nivelin lokal, Pas prishjes së koalicionit ditë më parë në Komunën e Gjilanit, dje ka shkëputur koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosjen edhe në Komunën e Besianës. Këto vendime vijnë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së, ku është vendosur të shkëputet çdo lloj komunikimi zyrtar me kryeministrin Albin Kurtin dhe me presidenten Vjosa Osmani. Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, të mbajtur më 3 korrik, pasi është diskutuar gjatë për situatën në vend dhe sanksionet që tashmë po i vuajnë shteti dhe qytetarët tanë, ishte dakordim i përgjithshëm se kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke shkatërruar çdo të arritur në Kosovë të këtyre dy dekadave dhe janë duke e dërguar vendin drejt konfrontimit me aleatët që kanë qenë mbështetësit kryesor të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, duke e rrezikuar të ardhmen e shtetit të Kosovës. PDK-ja falënderon të gjithë përfaqësuesit dhe zyrtarët e saj në komunat e Podujevës dhe Gjilanit, të cilët gjatë gjithë kësaj periudhe i kanë shërbyer me dinjitet, profesionalizëm dhe vullnet komunave dhe qytetarëve, shërbim të cilin do ta vazhdojnë me përkushtim edhe nga pozicioni opozitar”, ka njoftuar PDK-ja.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …