Malisheva përgatitet për shënimin e 16 Qershorit

Komuna e Malishevës, tashmë është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për shënimin e 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve. Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, të gjitha drejtoritë, aktivitetet e të cilave lidhen me shënimin e kësaj date, thanë se janë të përgatitura për organizimin e 16 Qershorit.

Në mbledhjen e sotme, edhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, si bartëse e shumicës së aktiviteteve, raportoi për përgatitjet, të cilat tashmë janë të fazën finale, përfshi edhe agjendën, ku përveç aktiviteteve tradicionale, do të ketë edhe përurim të projekteve të ndryshme, si dhe përurimi i memorialit për UÇK-në.

Po ashtu në mbledhjen e sotme, u raportua edhe për aktivitete tjera të drejtorive, ku u tha se janë duke vazhduar me realizimin e projekteve sipas planifikimeve, pastaj spërkatja e zonave endemike, kundër rriqrave dhe repelimi i kafshëve, po ashtu është duke u realizuar pa probleme.

Ndërsa sipas drejtorisë për buxhet dhe financa, është duke u hartuar qarkorja e parë buxhetore, ndërsa në ditët në vijim, me qëllim të hartimit sa më të mirë të projekt buxhetit, u tha se përveç debateve të obliguara publike, do të organizohen takime në fshatra, për ti marrë prioritetet në bazë të nevoja të vendbanimeve, në mënyrë që buxheti i planifikuar për investime kapitale, të hartohet duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Filloj fushata vetëdijësuese “Trafikimi i Prekë të Gjithë” – “Mos Hesht”!

Nën organizim të zyrtares për Barazi Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Vera …