Kryeministri Edi Rama është takuar me kryetarin serb, Aleksandër Vuçiç, në përfundim të vizitës së tij në vendet e Ballkanit

Gjatë  takimit në Beograd, kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama dhe kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq  kanë folur për pikëpamjet e tyre rreth situatës dhe tensioneve, në veri të Kosovës. Rama ka deklaruar gjatë konferencës së përbashkët me presidentin serb në Beograd se rruga e vetme për të ecur përpara nuk është nxitja e tensioneve, por dialogu. Ai shtoi se duhet hapur rruga e arsyes për të kaluar më pas në rrugën e dialogut. Rruga e vetme, për të ecur përpara nuk është nxitja e tensioneve, por rruga e dialogut dhe arritja e pajtimit mbi marrëveshjen, që buron nga plani franko-gjerman. Ne jemi mësuar të kuptojmë se nuk mund të biem dakord me të gjithë, por të mos na pengojë të bëjmë më të mirat për rajonin tonë, për një proces bashkëpunimi dhe paqeje.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …