Serbia - Rusia

Rusia mbështet kërkesën e kryetarit të Serbisë, Vuçiq, për mbajtjen e një seance urgjente në KS të OKB-së, për Kosovën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar  se do të kërkojë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë. Këtë kërkesë Vuçiq e bëri duke pretenduar se në Kosovë po kryhet një “aksion i pogromit, persekutimit dhe spastrimit etnik të serbëve, i cili është mirë i organizuar dhe i mbështetur nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar”. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Marija Zakharova, duke iu përshtatur retorikës së Vuçiqit se në Kosovë ekziston një kërcënim për mbijetesën e serbëve të Kosovës”, tha se e vlerëson këtë iniciativë. Moska është e shqetësuar nga një tjetër përshkallëzim i dhunës në provincën autonome serbe të Kosovës. Situata po del jashtë kontrollit, ekziston një rrezik i drejtpërdrejtë për mbijetesën e popullit serb”, tha Zaharova, duke shtuar se iniciativa e Vuçiq është në kohën e duhur. Ajo tha arsyeja është “politika e spastrimit etnik,  dëbimit dhe terrorit ndaj serbëve të udhëhequr nga autoritetet shqiptare të Kosovës dhe se e gjithë kjo po ndodh me mbështetjen e plotë të SHBA-së dhe BE-së, të cilat nuk duan t’i ndalojnë ultra-radikalët në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …