Antonio Tajani: Do të organizohet një konferencë italiane në Trieste për Ballkanin, veçmas për Kosovën e Serbinë

Antonio Tajani: Neve na duhet më pak Rusi, më pak Kinë dhe më shumë Evropë në Ballkanin Perëndimor

Zëvendës-kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, në një debat bashkë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell në Forumin e Dubrovnikut, foli për Ballkanin Perëndimor dhe stabilitetin në këtë rajon. Ai tha se Ballkani Perëndimor i përket Europës dhe se angazhimi i Italisë është përqendruar në paqen e rajonit, derisa përmendi edhe ushtarët italianë që janë në Kosovë në kuadër të KFOR-it dhe ata në Bosnje e Hercegovinë. Neve na duhet më pak Rusi, më pak Kinë dhe më shumë Europë në Ballkanin Perëndimor. Duke folur për Ukrainën, ne do të mbështesim natyrisht anëtarësimin e saj të plotë, por në të njëjtën kohë ne duam anëtarësim të plotë në BE po ashtu edhe për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Ky është angazhimi ynë dhe po e nënvizoj këtë pikë. Italia është duke punuar fort për stabilitetin e rajonit, ushtarët italianë po punojnë në Bosnje e Hercegovinë, po punojnë afër kufirit të Serbisë dhe Kosovës. Janë duke punuar për paqe”. Antonio Tajani tha se përveç se rajoni i përket Europës, stabiliteti është i rëndësishëm edhe për të luftuar bashkë migrimin ilegal.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …