Deklarata për të Zhdukurit e miratuar më 2 maj në Bruksel, nuk po gjen zbatim nga pala serbe. Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti i ka dërguar letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me kërkesën për hapjen e arkivave. Ai thotë se nuk ka marrë përgjigje, ani pse ka tash e më shumë se një muaj që është dërguar kjo kërkesë. Bashkimi Evropian si ndërmjetës i kësaj deklarate, siç thotë Hoti, nuk po kushtëzon Serbinë për implementim të asaj për çfarë janë dakorduar. Në intervistën për KosovaPress, kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur flet edhe për gërmimet që kanë nisur javën e kaluar në Prishtinë dhe për Ligjin për Personat e Zhdukur. Nga fillimi i vitit janë kryer disa gërmime në lokacione të Kosovës, mirëpo Hoti përsërit kërkesën që të kthehen kërkimet në tri lokacione ku janë gjetur mbi 700 trupa, në Batajnicë, Petrovo Sello dhe Bajna Bashta në territorin e Serbisë. Andin Hoti e fajëson edhe Bashkimin Evropian, ndërsa kërkon që të kushtëzojë Serbinë për qasje në këto arkiva. Ai ka saktësuar se në Kosovë është gërmuar gati çdo katër kilometër katror, apo në mbi 2700 lokacione.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …