Lajçak

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka folur për vizitat e fundit që pati në Kosovë dhe në Serbi

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka folur për vizitat e fundit që pati në Kosovë dhe në  Serbi. Ai tha se ato e ndihmuan për ta kuptuar më qartë situatën në terren, duke shtuar se përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë do të vazhdojnë. Në fillim të kësaj jave, udhëtova në Kosovë dhe Serbi për përpjekjet tona të BE-së për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Fokusi kryesor ishin takimet e mia me  Vjosa Osmanin dhe Kryeministrin Albin Kurti në Kosovë, si dhe me kryetarin  Aleksandar Vuçiq në Serbi për të shqyrtuar opsionet për rrugën përpara në përputhje me kërkesat e BE-së për deeskalim, zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrja e serbëve të Kosovës dhe kthimi në dialog”. Lajçak ka shkruar se i vlerësoi shkëmbimet e thelluara për hapa konkretë. Udhëtimi më ndihmoi të kuptoja më mirë situatën në terren dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …