Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar dje në Beograd se askush nuk duhet të nënvlerësojë rrezikun e përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës, duke shtuar se rruga e vetme përpara është ajo e bisedimeve dhe marrëveshjes së mbështetur në planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Kryeministri Rama tha se palët duhet të përmbushin kërkesat perëndimor për të shmangur përkeqësimin e situatës që mund të çojë në krijimin e një situate të krahasueshme me “Donbasin’, duke ju referuar territorit të pushtuar nga Rusia në Ukrainë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur në favor të mbajtjes së zgjedhjeve të reja dhe uljes së pranisë së njësive të posaçme të policisë në veri, krahas vendosjes së sundimit të ligjit. Ndërsa presidenti serb tha të premten se “askush që është normal nuk u gëzohet istikameve kombëtare apo mundësisë së konflikteve”, ndërsa nënvizoi se e di përmendësh planin evropian për uljen e tensioneve, por Serbia nuk mund t’i përmbushë e vetme. Edi Rama tha se është gabim të ngulet këmbë që kryetarët shqiptarë në veri të qëndrojnë në ndërtesa komunale, sikurse që është “gabim strategjik” zvarritja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është edhe pika më e vështirë e bisedimeve.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …