Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut, fushata e korrje shirjeve në vendin tonë është shtyrë për rreth dy javë. Pronarët e autokombajnave kanë deklaruar se ka kohë që ata kanë qenë të gatshëm për fillimin e korrjes së grurit por reshjet e shumta të shiut dhe lagështia e madhe e ka pamundësuar një gjë të tillë dhe kjo ka bërë që këtë vit, korrje shirjet të nisin më vonë se vitet tjera. Nga ana tjetër, bujqit kanë shfaqur brengën e tyre se ndonëse gruri ka qenë i mirë, kushtet atmosferike që kanë dominuar gjatë javëve të fundit, mund të ndikojnë në uljen e rendimentit të grurit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …