Politikani nga Beogradi, Boban Bogdanoviq, thotë se kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, është përgjegjësi kryesor për situatën e tensionuar në veriun e Kosovës. Sipas tij, Milan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq me urdhër të Vuçiqit po i bëjnë presion të vazhdueshëm komunitetit serb në Kosovë. Është nga të rrallët politikan serb që e njeh pavarësinë e Kosovës. Madje Boban Bogdanoviq, ka ardhur nga Beogradi në Prishtinë, me qëllimin të ndërtoj ura komunikimi më përfaqësuesit politik të Kosovës. Por Bodganoviq thotë se është e pamundur të ketë normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, derisa në pushtet është Aleksandar Vuçiq. Sipas tij, ky i fundit është përgjegjësi kryesor për tensionet e krijuara në pjesën veriore të vendit. Bodganoviq thotë se përfundimi i procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …