leoni

Në Leçinë zbulohet pllaka përkujtimore e Kullës së Rezistencës të Batalionit të III-të të Brigadës 112 Arben Haliti të UÇK-së

Në Leçinë të komunës së Skenderajt është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore të Kullës së Rezistencës të Batalionit të III-të të Brigadës 112 Arben Haliti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që gjatë kohës së luftës ishte kthyer në shtab të UÇK-së, pronë kjo e veteranit të luftës, Sadri Konjuhi. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, deputetja e Parlamentit të Kosovës, Ganimete Musliu përfaqësues të shoqatave të luftës, banorët vendës dhe të ftuar të tjerë. Kryetari Nura ka thënë se në këtë kullë ishin marrë vendime të rëndësishme gjatë luftës çlirimtare dhe ishin bashkërenduar aktivitetet ushtarake, që qëllim kishin çlirimin e trojeve dhe lirinë e Kosovës.

May be an image of monument and text

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit ka shpallur listën e përfituesve të subvencioneve në Rini dhe Sport

Komisioni vlerësues i Komunës së Rahovecit në mbështetje të nenit 24 të Ligjit për Vetëqeverisjen …