Kryetari Haliti gjatë vizitës në SHBA ka takuar edhe lobistin dhe aktivistin e çështjes kombëtare z. Mark Gjonaj

Në vazhdën e takimeve të shumta me bashkatdhetarë, lobistë dhe aktivistë të çështjes kombëtare ndër vite në SHBA, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, u takua edhe me dikur asamblistin e qytetit të New Yorkut dhe më pas këshilltarin e qytetit të New Yorkut z. Mark Gjonaj. Mark Gjonaj për shumë vite ka kontribuar në aktivizimin e lobit Shqiptar në Amerikë dhe përforcimin e Komunitetit Shqiptar në tërësi. Si ish asamblist dhe këshilltar në qytetin e New Yorkut, z. Mark Gjonaj, përveç tjerash, krijoi edhe qendrën e parë të komunitetit Shqiptar në Bronx, të financuar nga shteti i New Yorkut, “Illyria Wellness and Community Center”, me emërimin e një rruge për nderë të Fan Nolit e Gjithashtu, me kontributin e tij të fundit, u emërua edhe një rrugë tjetër në Bronx me emrin e heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kontributi i tij për Kosovën në veçanti, por edhe për Shqiptarët në Mal të Zi, është një shembull që duhet ndjekur nga brezat e rinj. Frytet e kontributit te tij për komunitetin Shqiptar sot shihen me rezultate konkrete në jetën që sot Shqiptarët e jetojnë ne New York. Kryetari Hakiti tha se, i jam pafund mirënjohës punës së tij të palodhur me komunitetin Shqiptar dhe e ftova që një ditë të vijë dhe të vizitojë vendin tonë për të shkëmbyer përvojën dhe ekspertizën në zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit tonë. Takimet tona në New York nuk do të mbaronin me sukses pa u takuar edhe me veprimtarë të çështjes si z. Harry Bajraktari, si një kontributdhënës i paqes për çështjen e Kosovës dhe përforcimin e lidhjes tonë me Shtetin Amerikan. Për më tepër në këtë takim vëllazëror ishin edhe z. Elmi Berisha, kryetar i federatës PAN-Shqiptare VATRA, z. Halil Mula, gazetar i mirënjohur nga RTV21, si dhe z. Musa Daka, veprimtar dhe aktivist i njohur në diasporë dhe në vendin tonë, ku u diskutuan shumë gjëra të rëndësishme dhe të dobishme për qytetin tonë, por edhe për shtetin tonë në përgjithësi. Mërgata jonë në Amerikë është lidhja e vetme dhe më e shëndoshë për fuqizimin e marrëdhënieve tona mes Kosovës dhe Amerikës, por edhe simbol i vërtetësisë së kësaj miqësie. Puna dhe kontributi i vazhdueshëm i komunitetit Shqiptaro-Amerikan për çështjen e Kosovës gjendet në themelet e intervenimit të NATO-s, e në pavarësinë e Kosovës, dhe jo rastësisht këto lidhje u mbajtën dhe u kultivuan gjatë prej Presidentit Historik Ibrahim Rugova.

May be an image of 4 people, television and text

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …