Joe Biden: Amerika dhe perëndimi nuk ka gisht në rebelimin e mercenarëve rusë kundër Kremlinit

Kryetari amerikan Joe Biden ka thënë se Ukraina ende nuk është gati për anëtarësim në NATO

Kryetari amerikan Joe Biden ka thënë se Ukraina ende nuk është gati për anëtarësim në NATO, duke sqaruar se kjo do të ndodhe pasi të përfundojë lufta me Rusinë. Në një intervistë për CNN, Biden ka theksuar se ndërsa diskutimi për anëtarësimin e afërt të Ukrainës në NATO ishte “i parakohshëm”, SHBA dhe aleatët e saj në NATO do të vazhdojnë t’i ofrojnë presidentit Volodymyr Zelensky dhe forcave të tij armatimin që u nevojiten për t’i dhënë fund luftës me Rusinë. Biden thuhet se foli përpara udhëtimit të tij njëjavor në Evropë, i cili përfshin një samit të NATO-s në Lituani, ku lufta e Rusisë në Ukrainë dhe shtytja e Zelenskit për anëtarësimin në NATO do të jenë ndër çështjet kryesore që dalin gjatë mbledhjes.  “Unë nuk mendoj se ka unanimitet në NATO në lidhje me futjen apo jo të Ukrainës në familjen e NATO-s tani, në këtë moment, në mes të një lufte”, citohet të ketë thënë, Xho Biden.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …