Drejtori Burim Bajrami vizitoi fermerin Nexhat Ramusholli në Manastirc

Në vazhdën e vizitave tek bujqit e fermerët ferizajas, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, Burim Bajrami, vizitoi fermerin Nexhat Ramusholli në fermën e tij në Manastirc, ku ka të mbjellur 50 ari të sipërfaqes së tokës me kultura të ndryshme të pemëve, arra, mollë, dardhë, perime etj. Drejtori Bajrami në vizitën kultivuesit të pemëve e perimeve, që paraqet edhe biznes familjar njëkohësisht, u zotua se drejtoria që udhëheq do ta përkrahë në synimin e tij për rritjen e kapaciteteve dhe sipërfaqeve të punueshme të tokës.

May be an image of stone-fruit tree

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama mirëpriti në takim Kolonelin Alberto Santini

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …