Emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet Kosovë -Serbi Gabriel Escobar në një intervistë për Televizionin e Kroacisë (HRT) ka thënë se Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak kanë paraqitur tre hapa të thjeshtë për deeskalimin në Veri. “Hapi i parë është largimi i njerëzve nga rruga. Kryetarët e bashkive nuk duhet të zgjidhen për të tërhequr vëmendjen”. “Na duhen zgjedhje të reja me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve. Ne kemi nevojë edhe për një afat kohor që pala serbe ta zbatojë pjesën e saj dhe një draft statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Bëhet fjalë për barazi, barazi dhe përfitime për të dyja palët” theksoi ai. “Nëse këto dy palë nuk e pranojnë planin e BE-së për qetësimin e konfliktit mund të ketë një krizë edhe më të madhe” ka thënë Escobar.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …