Zbulohet busti i dëshmorit Salih Bytyçi

Në vigjilje të shënimit të Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, në fshatin Shkozë, përkatësisht në oborrin e shkollës që mban emrin e dëshmorit, u bë zbulimi i bustit të dëshmorit Salih Bytyçi nga fshati Shkozë i Malishevës. Zbulimin e bustit e bënë, djali i dëshmorit dhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj.

Paraprakisht, u mbajt edhe një akademi, kushtuar dëshmorit Salih Bytyçi, ku u fol për jetën dhe veprën e dëshmorit. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, duke folur me këtë rast, tha se “njerëzit si Salihu, ja rritën emrin vendit dhe ne ju jemi mirënjohës për jetë. Populli ynë, ka luftuar me gjenerata të tëra, deri në fitimin e lirisë dhe të gjithë ata që ranë për vendin, si Salihu, do të kujtohen përgjithmonë”.

Ndërsa deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shukrije Bytyçi, tha se “lufta e UÇK-së, është krenaria më e madhe në historinë e kombit shqiptar”

Për jetën dhe veprën e dëshmorit Salih Bytyçi, foli Njazi Bytyçi, veteran i UÇK-së dhe bashkëluftëtar i Salihut, i cili në mënyrë kronologjike paraqiti jetën dhe veprimtarinë e Salihut, nga fëmijëria, shkollimi, puna si mësimdhënës, e deri në kyçjen e tij në luftën e UÇK-së, ku edhe u vra më 2 prill të vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Filloj fushata vetëdijësuese “Trafikimi i Prekë të Gjithë” – “Mos Hesht”!

Nën organizim të zyrtares për Barazi Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Vera …