Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se busti i ish-sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, së shpejti do të vendoset në njërën nga pjesët më të frekuentuara të qytetit të kësaj komune. Nura është shprehur se nderimi i figurës së Albrightit është obligim për të shprehur mirënjohjen e pakufishme ndaj kontributit të saj për lirinë e Kosovës. “Detajet e fundit të një pune mjeshtërore dhe madhështore, po aq sa është vet figura e Madeleine Albright, busti i së cilës po merr formën duke i ngjarë milimetrisht pamjes së paharruar të saj, si një obligim i ynë për të shprehur mirënjohjen e pakufishme ndaj kontributit për lirinë e Kosovës, përpara se mjeshtri Sabri Behramaj të përfundojë punë dhe vepra e tij të vendoset në një nga pjesët më të frekuentuara të qytetit tonë”, ka thënë Nura.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …