Kryetari i PSD, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve, ku shefja e grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, dëgjohet duke koordinuar politika me Igor Simiqin e Listës Serbe. Lidhur me këtë ai ka shkruar: “Gju më gju me Radojçiqin. I dëgjuam. Janë gju me gju me Radojçiqin. Kaq larg janë gati të shkojnë këta që shpërndajnë certifikata kolaboracionistësh e patriotësh. Kush s’guxon me mendu, s’ka sy me pa mbretin cullak. Mimoza e Slavko po flasin, muhabeti që e bëjnë nuk është ai i formalitetit kushtetues. Slavko e Mimoza koordinojnë partneritetin VV-Srpska. VV e Srpska shkëmbejnë favore e punojnë bashkë. Koordinim ka, Srpska mundëson heqjen e veteraneve të luftës nga lista e pagës minimale. Që do të kishe biseda me ministrin tënd, do ta kishim kuptuar. Skandaloze dhe e pafalshme është tema. Njeriu me të cilin negociuan e bën të rrezikshme situatën. Më shumë VV-në. Për heqjen e barrikadave paskan negociuar me Radojçiqin. Për Marrëveshjen e Energjisë, prapë lejen te Radojçiqi. Nuk është hipokrizi, është potencial kriminal. Radojçiq ka qenë bashkëbisedues dhe palë negociuese e pranueshme për Qeverinë edhe pasi ka hyrë në listën e zezë të ShBA-së, ka shkruar Molliqaj.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Limaj: Kurti kishte nevojë për zgjedhje të shpejta, e dinte se kishte pësuar debakël në katër vite qeverisje
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, komentoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, duke …