Albin Kurti nuk e priti në takim Edi Ramën, por shprehet i gatishëm për takim me Vuçiqin

Albin Kurti nuk e priti në takim Edi Ramën, por shprehet i gatishëm për takim me Vuçiqin

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm për një takim të radhës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për shtensionim të gjendjes. Megjithatë, ai për BBC, ka shfaqur akuza të ashpra sërish ndaj Bashkimit Europian, se po sillet siç tha ‘shumë butë’ ndaj Serbisë. ”Tre policë tanë janë kidnapuar një muaj më parë në territor të Kosovës nga njësia speciale e policisë serbe. Dhe këtë ata nuk e quajnë ‘agresion serb. Kam ofruar dëshmi, të gjithë partnerët e mi dhe miqtë ndërkombëtarë e dinë që ngjarja ndodhi në Leposaviq, Sipas mendimit tim BE është duke u treguar e butë me Serbinë në përpjekje ta largojë atë nga ndikimi i Kremlinit. Ka të bëjë shumë me shtyrjen e Beogradit në drejtim të Brukselit dhe Washingtonit, kur në fakt Beogradi është shumë i lidhur me Kremlinin”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …