Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dhënë detaje rreth takimit që ai dhe kryeministri Albin Kurti zhvilluan sot me komunitetin e biznesit. Ai ka thënë se gjatë këtij takimi është diskutuar se si tensionet dhe jostabiliteti ndikojnë negativisht në investime, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. “Mora pjesë në një bisedë të rëndësishme sot mes kryeministrit Albin Kurti dhe udhëheqësve të bizneseve për nevojën e e forcimit të bashkëpunimit dhe zgjerimit të dialogut mes qeverisë dhe sektorit privat. Diskutuam gjithashtu edhe se si tensionet e rritura dhe jostabiliteti ndikojnë negativisht në klimën e investimeve”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …