Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas ceremonisë së hapjes zyrtare të qendrës më të re “Bonevet” në Pejë, ka thënë se ShBA-ja është e përkushtuar që të rinjtë kosovarë të gjejnë punë në vendin e tyre. “Bonevet’ ju ofron të rinjve nga Peja mundësi arsimi në fusha të ndryshme. E kam parë ndikimin direkt të ‘Bonevet’ në jetën e shumë të rinjve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara ta mbështesin Kosovën e kjo përfshinë edhe mbështetjen për të rinjtë që të gjejnë punë pikërisht në Kosovë. Shpresojmë se të rinjtë e talentuar kosovarë të arrijnë që të përdorin shkathtësitë e fituara këtu”, ka thënë Hovenier.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …